Sipas Luizit, këto janë çudirat më të mëdha të këtij “BBVA”

Luizi mendon se ky edicion i “BBVA” ka disa çudi të mëdha, për të cilat do të mbahet mend. Banori veçoi dhe listoi këto ngjarje:

Ikja e Olta Gixharit

Mundësia që ta fitojë ai “BBVA”

Si ka arritur Nita dhe Dea të rrinë në shtëpi deri më tani

Tani, le t’i analizojmë pak:

Së pari, largimi i Oltës, sigurisht, ishte totalisht e papritur dhe i kapi të papërgatitur jo vetëm banorët, por edhe publikun. Për të gjithë ishte një moment shumë emocionues, pas takimit që edhe Olta pati me djalin dhe i gjithë largimi i saj u shoqërua me shumë komente. Deri në ditën e fundit, Olta nuk i tregoi askujt për vendimin e marrë, megjithëse Deamishel e kuptoi disa ditë më parë se banorja kishte vendosur ta linte lojën.

Mundësia që Luizi të fitojë “BBVA”

Të gjithë e dimë: Mundësia është shumë e madhe dhe aspak absurde. Luiz Ejlli është pa diskutim banori më i komentuar gjatë këtij edicioni, më i votuari nga publiku (sipas sondazheve që Anabel ka bërë, por edhe sipas faktit që disa herë është votuar si “I preferuari i publikut”), ndaj kjo nuk do të ishte aspak çudi.

Megjithatë, duhet theksuar se loja është shumë dinamike dhe se deri më 6 maj, mund të ndodhë gjithçka.

Se si ka arritur Nita dhe Dea të rrinë në shtëpi deri më tani?

Për disa arsye:

Sepse nuk dalin në nominim, ose edhe kur kanë qenë, ia kanë dalë të rezistojnë.

Sepse kanë bërë disa kthesa të forta në lojë. Dea ka çuar në nominim Efin, Kiarën dhe Luizin (nga ky nominim la shtëpinë Efi), ndërsa Nita ka çuar në nominim 2 çifte: Oltën dhe Kiarën, si dhe Qetsorin dhe Kristin. Më pas, publiku do të vendoste se kush do të dilte në nominim “kokë më kokë” dhe përmes votave, doli Olta dhe Kiara (nga ky nominim u largua Kiara. Të dyja vajzat u rikthyen në shtëpinë e “BBVA”).

Sepse janë të qeta dhe nuk e prishin shpesh terezinë, as kur debati arrin kulmin dhe arrin në ofeza personale.

Sepse ndoshta publiku i do dhe i voton për të qëndruar brenda shtëpisë.

Anabelmagazine