Sipas këtij sondazhi, emisioni më i ndjekur në Top Channel është “Wake Up”
Sezoni i ri televiziv ka filluar dhe me nisjen e tij, në ekran janë rikthyer shumë nga emisionet që i kemi ndjekur prej vitesh. Sipas një sondazhi të ‘Gazeta Shqip’, është realizuar një renditje lidhur me formatet më të favorizuara nga publiku për sa i përket prodhimeve të Top Channel.
Momentalisht, i pari në listë është “Wake Up” dhe lajmin e ka ndarë vetë Ori Nebijaj. Emisioni i mëngjesit ka marrë 30% të votave, duke bërë kështu diferencën me programet e tjera që po transmetohen këtë periudhë. “Jeni ju që na ndiqni çdo ditë, më të mirët, pa jemi ne”, ka shkruar Ori, duke mos e fshehur entuziazmin lidhur me rezultatin e sondazhit. Top Channel e nis ditën me “Wake Up” në orën 07:00, duke e shoqëruar publikun për tre orë radhazi.
Mes intervistave të të ftuarve dhe një mini-edicioni informativ, emisioni i mëngjesit duket se i përmbush të gjitha kërkesat e publikut për nisjen e një dite të re. Jo më kot, “Wake Up” vijon të mbetet emri i formatit tashmë prej vitesh! /News31