Sindi Loci zbulon detaje të reja rreth partnerit të saj misterioz, por ndjekësit janë të bindur se ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk ka një të tillë

Vetëm pak kohë më parë, Sindi Loci, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, zbuloi se është në një lidhje dashurie. Ajo nuk zbuloi shumë detaje për partnerin që i ka vjedhur zemrën, por kjo nuk zgjati për shumë kohë.

Mbrëmjen e djeshme, 22-vjeçarja iu përgjigj të gjitha pyetjeve të ndjekësve në lidhje me marrëdhënien e saj të re. E pyetur nëse është e dashuruar, Loci tha: “Po, mendoj se jam”.

Sindi ka shprehur dëshirën për ta mbajtur sekret partnerin e saj, mirëpo ndjekësit ende e pyesin se kur do të postojë një foto em të, për ta prezantuar me të gjithë, meqënëse tashmë është një figurë publike.

“Do kujdesem shumë që gjithçka të qëndrojë private aq sa mundemi… nuk duam që vëmendja e publikut të interferojë në asnjë moment në atë çfarë ne kemi”.

Por kjo gjë ka bërë që disa ndjekës të dyshojnë për lidhjen e ish-konkurrentes.

“Po ça të dashuri o Sind se sa dolët nga ‘Për’puthen’ ju gjetët të dashur, mashtroni njerëzit kot”, i shkroi ndjekësja, së cilës Sindi iu përgjigj: “Kam katër muaj që s’jam më pjesë e ‘Për’puthen’. Nuk do mashtroja askënd për asnjë arsye. Jo për gjë, po unë as nuk gënjej dot s’ja kam idenë. Më del gënjeshtra përnjëherë”.

E pyetur se si partneri e bëri për evte, Sindi shkroi: “Për vete më bëri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi edhe sikur koha ndalon. Pastaj nuk e di, më jep gjithmonë atë ndjesinë e paqes kur jam me të. Do m’u deshte gjithë nata të ta shpjegoja”.

Ndjekësit ende nuk binden se Loci është në një lidhje dashurie, e një tjetër ndjekës i shkroi: “Përderisa je figurë publike, atëheë përse duhet ta mbash sekret emrin e të dashurit, apo nuk e ke një të tillë”.

Sindi Loci ia ktheu: “Pikërisht pra se jam ‘aq figurë publike’! Nëse ti thua që nuk kam, vazhdo mendo ç’të duash zemër”.