Sindi e Përputhen si asnjëherë më parë, tregon super të pasmet me rroba banjo (foto)

Sindi Loci është një nga ish konkurrentet më të komentuara të Përputhen. Ajo njihet për karakterin shpërthyes dhe debatet e shumta të krijuara në emision me ish konkurrentë të tjerë.

Së fundi Sindi i ka befasuar të gjithë teksa ka dhuruar disa foto ku hsfaqet me rroba banjo. Ish konkurrentja e Përputhen shfaqet provokuese teksa nuk nguron të tregojë edhe pjesën e pasme të trupit.

Komentet kanë qenë të pafundme në llogarinë e saj në Instagram, ku ka nga ata që e pëlqejnë dhe nga ata që komentojnë negativisht.

Kujtojmë se Sindi është në një lidhje jashtë programit madje në një intervistë ka treguar se ka dhuruar edhe puthjen e parë.