Sinan Hoxha tregon për kohën kur emigroi në Greqi: Nuk dija ç’ishte dushi, atje e zbulova
Përpara se të behej këngëtar i famshëm, Sinan Hoxha si gjithë shqiptarët ka emigruar edhe në Greqi. I ftuar special në studion e emisionit “BOOM”, Sinan Hoxha ka rrëfyer momentin e parë kur ka shkuar emigrant dhe është pritur nga një familje greke. Më poshtë biseda në studio me Rozana Radin në studio, siç shkruan “Ora News”:
Sinan Hoxha: Vajta në Greqi për herë të parë nga vitet 90. Ishte koha kur këta tanët nuk të linin në kufi, kurse greku të priste.
Rozana Radi: Me çfarë ike ti?
Sinan Hoxha: Nuk e mbaj mend, shumë i vogël, nja 14-15 vjeç dhe vajtëm atje, kalo një mal, kalo një kodër, baltë e shi ishim bërë ne telef pa bukë. Një familje më pa atje dhe tha “krima”. Krima do të thotë i vogël. Më mori në shtëpinë e vet dhe më futi brenda. Më tha do lash 3-4 makina tek ai dyqani që shisnin makina. Më shumë më mori për gjynah se unë isha i vogël dhe nuk është se do bëja punë, u erdhi keq.
Ne ishim mësuar laheshim me kanaçe. Para se të shtronin drekën thanë që ky do hajë me ne. Unë kisha mësuar disa fjalë greqisht. Me thanë para se të hamë buku futu bëj një dush se jë bërë pis.
Futem unë tek dushi, nuk e dija ça ishte dushi. Pashë një çezmë aty, e hapa unë akull uji…prit se po ngrohet s’ka, prit se po ngrohet s’ka. E mbylla! Thashë prit se mos është kjo tjetra?! Hapa atë, valë ai. Prit se po vjen tamam …po unë nuk e dija që ato duhet të kombinoheshin të dyja. Si përfundim u lava me ujë të ftohtë.
Rozana Radi: Si tha zonja kur dole?
Sinan Hoxha: Unë po dridhesha, ajo mendoi se mos isha i sëmurë. Ishte uji i ftohtë i thashë. Pse i ftohtë tha, ka ujë të nxehtë! Jo i thashë ka dy alternativa, ose akull fare ose me u përvelu sa të përvëlohesha me mire u lava me uje te ftohte.
Rozana Radi: Kur erdhe nga Greqia sa furra buke hapët ?
Sinan Hoxha: Kur u ktheva nga Greqia u ktheva me 800 mijë dhrami, afërsisht 4 mln lekë, po 4 mln lekë ishin shumë në atë kohë. Sa erdha unë, vëllai tha do bleme një makinë. Si përfundim vëllai kishte një shok nga Korca që na ka ndihmuar shumë. Ai tha se do bëni një biznës, furrë buke. Ai na ndihmoi hapëm një furrë bukë, më pas bëmë dy dhe ishim të parët në Tiranë që hapëm furrat e bukës.