Sinan Hoxha nuk përmbahet dot, shan nga nëna në mes të koncertit (video)
Sinan Hoxha është një nga këngëtarët më të pëlqyer nga publiku, teksa shumicën e koncerteve ai e mban për shqiptarët e disporës në Europë, Australi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së fundmi, ai ka dhënë një koncert në Michigan, por video e një momenti të tij, po bën xhiron e rrjetit. I përfshirë nga patriotizmi mes shqiptarëve të ShBA-së, Sinani “shthur” gojën dhe shan nga nëna të gjithë serbët.
Duke kënduar këngën “O lulia jonë me liomona o”, Sinan Hoxha tha në një moment “Jalla krejt Serbisë ju…”. Gjithsesi, para se të nxirrte fjalët banale nga goja, Sinan Hoxha iu kërkoi falje të pranishmëve, ku kishte një numër të lartë vajzash.
Sinan Hoxha është një nga këngëtarët e njohur të muzikës popullore. Për “Pardon My French”, ai ka treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë pandemisë ku ai u shpreh se është zhytur në borxhe dhe se ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për të.
Ai tha se bashkëshortja e tij, Andrra ka qenë një bekim për të dhe se i ka ndryshuar të gjithë jetën. Sinan Hoxha shtoi se që nga dita që është fejuar, ora 21:00 e gjen në shtëpi, përveç netëve që ka koncert.
“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo”.
“Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert”.