Sinan Hoxha dhe Andrra Destani bëhen prindër për herë të dytë! Ja fotoja e parë e të voglit

Pritja ka marrë fund! Andrra Destani dhe Sinan Hoxha janë bërë prindër për herë të dytë!

Andrra ka sjellë në jetë ditën e djeshme djalin e dytë të çiftit. Tashmë Ansi është bërë vëllai i madh në familjen e këngëtarit Hoxha.

Andrra e ndau këtë lajm të gëzueshëm me të gjithë nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory.

Në të shihej i vogli i sapoardhur në jetë e krahas imazhit shkruaj: “E gjithë bota është e imja! Faleminderit Zot!

Lajmin për shtatzëninë e dytë, Andrra e konfirmoi vetëm pak muaj më parë, me anë të një seti fotografik që realizoi në periudhën e fundit të pritjes së ëmbël.

Andrra dhe Sinani u bënë prindër për herë të parë pesë vjet më parë, pasi në jetë u erdhi Ansi, i cili tani do të marrë frenat e “më të madhit” të shtëpisë.

panorama.al