Silvio Berlusconi uron publikisht partneren, por bota prapë flet për 53 vitet diferencë mes tyre

Duke parë njëri-tjetri në sy, të qeshur e të dashuruar, Slivio Berlusconi zgjedh një foto dhe dy fjalë për të uruar partneren e tij publikisht. “Gëzuar ditëlindje Marta”, shkruan ai një foto me atmosferën festive pas kurrizi. Partnerja e politikanit italian, ka mbushur plot 32 vjeç dhe Silvio ia ktheu qokën publikisht. Ama në raste si këto shumica nuk harrojnë t’i hedhin një sy komenteve që janë me mijëra. Disa urojnë, të tjerë përmendin çështje politike dhe ca më tej e cilësuan fotomontazh postimin pasi çifti nuk reflektohet në pasqyrë.

Por shumica kanë komentuar diferencën në moshë të çiftit Silvio Berlusconi dhe Marta Fascina. Ai është 85 vjeç, ndërsa ajo 32 vjeç, dhe 53 vitet nuk u lanë pa përmendur, si prej fillimit të historisë e deri tani./revistawho.com