Silvio Berlusconi rezulton pozitiv me ‘Covid-19’, mjeku i ish-kryeministrit sqaron gjendjen shëndetësore

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv me virusin ‘Covid-19’.

“Pas një konrtolli, Presidenti Berlusconi doli pozitiv me koronavirusin. Presidenti vazhdon të punojë nga rezidenca e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e izolimit. Në çdo rast, ai do të vazhdojë të mbështesë ‘Forza Italia’ dhe kandidatët e qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative, me intervista të përditshme në gazeta, në televizione dhe në rrjetet sociale”, ka shkruar njoftimi i partisë “Forza Italia”.

Silvio Berlusconi doli negativ në testin e kryer rreth një javë më pare, megjithatë mjeku i tij Alberto Zangrillo, ka pohuar së fundmi se Silvio Berlusconi është asimptomatik dhe është izoluar në shtëpi./revistawho.com