Silva Gunbardhi ia shpreh dashurinë burrit me para, surpriza që i bëri për ditëlindje

Këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi, ka publikuar në rrjetet sociale foto të tortës surprizë që i ka përgatitur bashkëshortit të saj Dafi Derti, e dekoruar me kartëmonedhat 500 euro.”Babi Dafi edhe 100!” shkruhet mbi tortën speciale, që dëshmon se autorë e surprizës ka qenë edhe djali i tyre i vogël, Dalvin . Silva dhe Dafi sot janë prindër të lumtur dhe të dy në karrierë. Dashuria e tyre lindi bashkë me famën që morën pas bashkëpunimit të tyre në këngën “Të ka lali shpirt”, një nga klipet shqiptare më të klikuara në youtube. /Story.al/