Silva Gunbardhi: Historia ime me Dafin nisi në 5 mëngjezit katër vite më parë, ai gjithmonë më shoqëronte në koncerte, por atë ditë…
Çifti më i bukur i muzikës që u njohën gjatë superhit-it “Të ka lali shpirt” kanë publikuar këtë verë këngën e lidhjes së tyre “I Love you”, frymëzuar nga fëmija dy vjeçar që erdhi në jetë nga kjo dashuri, Dalvi. Me skena marramendëse ku ngjiten dhe zbresin në “qiellin e shtatë të lumturisë” me helikopter, dy bashkëshortët rrëfejnë historinë e tyre të njohjes plot katër vite më parë, ekzaktësisht në datën 17 gusht në orën pesë të mëngjezit…
Bashkë me Dafin në një duet të suksesshëm pas hit-it të parë të të gjithë kohërave në tregun e muzikës “Të ka lali xhan”. Si ka evoluar dashuria juaj nga bashkëpunimi i parë tek i fundit?
Ka një ndryshim tek kjo këngë, e cila është frymëzuar nga djali ynë Dalvi.
Si ju lindi ideja për këngën me titullin “I love you”, dhe si jeni me klikimet?
Shumë thjeshtë. E kisha unë si këngë fillimisht e më pas ftova Dafin. Me klikime është shumë mirë. Por dhe po mos të ishte mirë, e bëmë klipin për qejfin tonë, dhe për qejfin e të gjithë atyre që janë të dashuruar ose që kanë nevojë të thonë “I love you”.
Kënga është e personalizuar nëse u referohemi vargjeve të Dafit: “Prej meje don dashni, Ajo cuca nga Vlora, Dashnin s’ja bleva me dollarë, Si Robin Hudi ia vodha…” Vetë i keni shkruar vargjet?
Po, e vërtetë që s’ma bleu dashurinë me dollarë, ma vodhi si Robin Hudi. Po, vetë…
Dashuria juaj në martesë si ka ndryshuar, pra si e përjetoni këtë ndjenjë tani?
Nuk ka ndryshuar, por mund të themi se është forcuar ajo që ka qenë.
Të dy të suksesshëm, ndodh që të bëheni xhelozë apo të bëni skena të tilla?
Jooooo. Unë dua të jetoj pa sherre. Është më e rëndësishme kjo.
Sa vite u bëtë bashkë nga dita e njohjes?
Në datën 17 gusht në orën 05:00 të mëngjezit bëjmë 4 vjet.
Pse në 05:00 të mëngjezit?
Ai, si gjithmonë më shoqëronte në koncerte, dhe atë ditë nuk u ndamë më. Pra, nuk më përcolli në shtëpi dhe më pas të shkonte tek shtëpia e tij.
Rrëfimi i Dafit për Silva Gunbardhin: Dashurinë s’ia bleva me dollarë, ia vodha si Robin Hudi
Silva
Gjithë jetën love do ta bëj
Love baby love çdo sekond
Askush veç teje buzën me puthje s’ma çmend
No no no no
Baby you know
Se veç ty kjo big girl po të don
Synet dhe gojët e liga
Lovin ma shtojnë
I Love you
Dafi
Give me love
Give me lova
Prej meje don dashni
Ajo cuca nga Vlora
Dashnin s’ia bleva me dollarë
Si Robin Hudi ia vodha
Unë për të si Al Paçino
E për të tjerët si Padrino
i Dafit