Silva Baltadori martohet për herë të dytë, por nuk veshi fustan të bardhë

Historia e saj e dashurisë nisi në një nga plazhet shqiptare dhe që nga momenti i lidhjes, Silva Baltadori është treguar shumë e hapur me publikun. Sipërmarrësja dhe opinionistja tregon se prej një jave mbiemri i saj ka ndryshuar nga Baltadori në Heijneman, pas celebrimit të dashurisë me partnerin e saj Dick.

Silva-Baltadori-3

Në një intervistë në emisionin “Rudina”, Silva tregoi se tashmë është zyrtarisht bashkëshortja e inxhinierit holandez, me të cilin nisi një lidhje tre vite më parë. Duke folur për ndjenjat e saj, ajo tha: “Asgjë materiale nuk të bën të lumtur. Dashuria është ajo që të bën të kthehesh te vetja, në një moment që e ke humbur veten.

Silva-Baltadori-2

Siç më ndodhi mua. Isha vetëm dhe kisha nevojë për aksionin e mendjes, për emocionin”. Ndryshe nga nuset tradicionale, Silva kishte zgjedhur një fustan ngjyrë të florinjtë për ditën e celebrimit. E pyetur për marrëdhëniet mes bashkëshortit të saj dhe dy fëmijëve nga martesa e parë, Silva tha: “Marrëdhënia e Dick-ut me fëmijët është shumë e bukur. Djali me të është shok. Ndërsa vajza e quan babai im i dytë, e do shumë”, shkruan Iconstyle. Silva tregoi se çifti do të organizojë një ceremoni tjetër së shpejti, ndërsa muajin e mjaltit kanë planifikuar ta kalojnë në Bali.

Silva-Baltadori-4 Silva-Baltadori-1