Sikur të mos mjaftonin deklarat e Adrolës, edhe Capital T flet për marrëdhënien e tij me të!

I ftuar në “Më lër të flas”, Capital T është pyetur (sigurisht) për marrëdhënien që ka me Adrola Dushin, pas thashethemeve prej thuajse 2 vitesh, që mes tyre ka diçka romantike.

Meqë deklarata e Adrolës ishte “Unë jam në një lidhje me veten” dhe “Jo, nuk jam me Capital T” apo “Nuk kemi qenë ndonjëherë bashkë”, ky i fundit, u tregua (pak) më i drejtpërdrejtë, duke thënë:

“Nuk e di pse ma bëjnë kudo këtë pyetje. E kam thjesht shoqe, ashtu siç e keni edhe ju.”

Ndoshta, tani, binjakët Veshaj, dhe ne, do flemë më të qetë.

Anabelmagazine