Sikur të kishim të gjithë fatin e Albanit, feston 25-vjetorin rrethuar nga këngëtarë

Alban Ramosaj sot feston 25-vjetorin e lindjes dhe surprizën e parë e ka marrë nga familja e tij. Në 12, siç e do tradita, e ëma, motra, tezja, të gjithë njerëzit e zemrës i kanë kënduar këngën e ditëlindjes.

Mbrëmja ka vazhduar sërish me këngë, por këtë herë ka qenë Albërie Hadërgjonaj që i ka gëzuar të gjithë me zërin e saj.

Po dëshirën e ditëlindjes?

Përveçse nuk po i besohet sa shpejt ka ikur koha dhe ai është bërë 25 vjeç, Albani ka treguar se do donte të kthente pas kohën për të investuar paratë në bitcoin.