“Sikur të ketë gjithë jetën që jeton këtu”, artisti amerikan rrëmben 5 jeshile & shumë duartrokitje

Hyri me duartrokitje dhe u largua po njësoj. E jo vetëm kaq. Artisti amerikan Jayoo mori të pesta votat e jurisë, ashtu sikurse dhe shumë vlerësime për performancën e tij në natën e dytë gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike”.

Ardit Gjebrea: Jayoo nga New York dhe dy balerinat e tij nga Los Angeles që kanë ardhur nga “Kënga Magjike”. Të gjithë jeshileee.

Kozeta Kurti: Konfidencialitet me kamerën, me publikun, si në shtëpi të vet, sikur të ketë gjithë jetën që ka jetuar këtu, ndërkohë që shpeshherë na mbyllet kënga këtu tek vetvetja jonë. Kështu që jeshile. Disa jeshile përnjëherë madje.

Ardit Gjebrea: Jayoo.

Jayoo: Yes sir!

Ardit Gjebrea: Komplimente, more një numër, more një kod, mund të votohesh, do të votosh… kupton shqip.

Jayoo: Agreed (Bie dakord)./tvklan.al