Siguri dhe burrëri, por jo vetëm. Shkenca thotë se burrat me mjekër janë më të sinqertë

Mjekra ka qenë prej vitesh një nga atributet më atraktive të burrave. Pa dyshim kjo veçori estetike është një sinonim i forcës, madje dhe i fuqisë. E gjatë, e shkurtër, katrore, drejtkëndore ose rrethore, pak rëndësi ka forma.

Ka shumë karakteristika që i dallojnë burrat, por një i veçon më së shumti: mjekra! Një studim i botuar në revistën shkencore “Evolucioni dhe sjellja njerëzore” thotë se tendenca e burrave për të rritur mjekrën, krijon tek ta një ndjenjë të vetëvlerësimit. Sipas këtij studimi, 47% e burrave me mjekër janë më të besueshëm.

Mjekra i bën ata më të sigurt dhe i bën të ndërveprojnë më shumë me njerëzit, sidomos me gratë, ata ndjehen më tërheqës sepse e dinë se karakteristika e tyre është shumë popullore. Përkundër këtij rezultati, shumica e grave ende preferojnë një burrë me mjekër, sepse ndihen të mbrojtura dhe të sigurta.

Në të kundërt, 44% e grave që morën pjesë në studim thanë se nuk ishin tërhequr nga meshkujt me mjekër sepse mendonin se ishte anti-higjienike. Gjithsesi, mjekra është tendenca e momentit dhe meshkujt që e rrisin atë janë në masë. Ata mbeten tërheqës apo jo?