Siç nuk i kemi parë kurrë më parë! Të famshmit që i thanë ‘po’ detyrës së shoqërueses së nuses

Ndonjëherë të jesh shoqëruesja e nuses mund të jetë pak e bezdisshme pasi vjen me përgjegjësit dhe detyrat e saj. Megjithatë një gjë është e sigurt, kushdo do ishte me fat që të kishte miqësi me yjet e famshëm, dhe mbi të gjitha që ato të ishin në dasmën e tyre. Ato zakonisht janë në qendër të vëmendjes, por këto yje janë të lumtura të luajnë një rol dytësor kur bëhet fjalë për dasmën e mikeshave të tyre të zemrës.

Madeline Petsch

Ylli i serialit të famshëm “Riverdale” ishte një nga shtatë shoqërueset e nuses në dasmën e koleges së saj në sheshxhirim, Vanessa Morgan me lojtarin e bejsbollit Michael Kopech. Petsch dhe shoqërueset e tjera u veshën me fustane ngjyrë portokalli, ndërsa aktorja lexoi gjatë ceremonisë “To love is not to possess” nga autori James Kavanagh.

Lady Gaga

Të famshmit shpesh shpenzojnë shumë kohë ulur në karrige për të bërë tualet, saqë ata bëhen miq shumë të ngushtë me ekipin e tyre të ‘make-up’-it dhe ky është pikërisht dhe rasti i këngëtares Lady Gaga me Sarah Tanno. Drejtoresha Artistike e kompanisë ‘Marc Jacobs Beauty’ u martua në Meksikë dhe shoqëruesja e saj e nderit, Lady Gaga, zgjodhi të vishte një fustan rozë, të cilin e kishte kombinuar me flokët po ashtu të lyer ngjyrë rozë. Këngëtarja shkruajti në ‘Instagram’:

Dy miqtë e mi më të ngushtë sapo u martuan. Është koha për të festuar!

Vanessa Hudgens dhe Ashley Tisdale

Dy aktoret e famshme të “High School Musical” ditën ta ruajnë miqësinë e tyre me kalimin e viteve. Mikeshat e ngushta u ribashkuan me fustane të njëjta ngjyrë argjendi në dasmën e shoqes së tyre të përbashkët, Kim Hidalgo.

Rihanna

Rihanna u rikthye në vendlindje për dasmën e shoqes së saj të fëmijërisë, Sonita Alexander, dhe ishte gjithë kohës e qeshur gjatë ceremonies. Në foton e postuar ajo duket duke brohoritur nga gëzimi, veshur me një fustan ngjyrë blu me mëngë të valëzuara.

Christina Hendricks

Në ndryshim nga të tjerët, aktorja luajti rolin e “shoqërueses së dhëndrit” në dasmën e kolegut të saj në serialin “Mad Men”, aktorit Michael Gladis, me aktoren Beth Behrs. Christina kishte veshur një fustan nga Joanna August, të njëjtë me shoqërueset e nuses.

Taylor Swift

Këngëtarja është shoqja ideale që dikush mund të ketë. Taylor i kushtoi një këngë shoqes së saj të fëmijërisë Abigail Anderson, teksa kjo e fundit i dha asaj nderin e shoqërueses së pare të nuses.

Hailey dhe Ireland Baldwin

Hailey Baldwin ishte shoqëruesja e nderit në dasmën e motrës së saj Alaia. Në foto duket në shoqërinë e mamasë së saj dhe kushërirës Ireland, e cila gjithashtu ishte një nga shoqërueset e nuses. Të dyja ato shihen në kombinuara me fustane ngjyrë të zezë.

Nina Dobrev

Ishte hera e pare për Nina Dobrev që ishte një shoqëruese e nuses në dasmën e shoqes së saj të ngushtë Julianne Hough, dhe nuk u zhgënjye.

Ishte një eksperiencë e mrekullueshme dhe e paharrueshme.

Nina kishte veshur një fustan ngjyrë rozë të lehtë nga Marchesa.

Margot Robbie

Vetëm pas 5 muajsh pasi ishte martuar vetë, aktorja eci përgjatë altarit përsëri për dasmën e mikeshës së saj Julia Koeing, veshur me një stil perfekt të përshtatshëm për ceremoninë Hawaiiane. Aktorja kishte zgjedhur një fustan me printe, në kokë kishte një kurorë lulesh dhe sandale ngjyrë bezhë.

Paris Hilton

Ende pa e pare fustanin që kishte zgjedhur nusja për shoqërueset e saj, Paris nuk kishte më të voglin dyshim që do ta pëlqente.

Unë e di që Nicky ka një shije shumë të mire në të veshur dhe e dija që fustanet do të ishin shumë të bukur.

Top Albania Radio