Si vepron Jona Spahiu sot me të gjithë ata që i mbyllën dyert për në televizion dikur?
Jona Spahiu ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në ‘Soiree’ ku ndër të tjera ka zbuluar se si ka ndryshuar jeta e saj pas momentit që u bë nënë për herë të parë me vogëlushin Raiden. Në një pjesë të bisedës, Jona ka treguar gjithashtu se në fillimet e saj në televizion ka trokitur në shumë vende, ka bërë prova në radio për një kohë të gjatë sepse e donte shumë atë gjë, por njerëzit e kanë refuzuar.
Pavarësisht vendimeve të së kaluarës që kanë ndikuar në një lloj mënyre edhe tek karriera e Jonës, moderatorja ka pohuar se sot i flet të gjithë atyre që dikur nuk e mbështetën. Spahiu pohoi gjithashtu duke qenë e sinqertë se i mungon televizioni, megjithatë momentalisht ndihet e përmbushur në shumë aspekte të tjera të jetës./revistawho.com