Si u prit Vivien nga familja e Getinjos pas daljes nga BBVK?

Getinjo nuk kishte bërë asnjë romancë publike deri tani. Por, pjesëmarrja e shkurtër në “Big Brother VIP Kosova” bëri që ai të krijonte një lidhje me Vivien Thano. Një lidhje që duket se do vazhdojë edhe pas daljes së tyre nga formati.

Dyshja tashmë janë të dy jashtë me Vivin që u eleminua të premten mbrëma. Getinjo ndodhej në studio atë natë ndërsa Vivien pas daljes deklaroi se nuk do të niset për Tiranë, ku ajo vetë jeton, por në Ferizaj tek famiilja e Getit.

Një pjesë e rëndësishme është edhe si do ta presin “nusen” familja e reperit. Pak nga kjo na ka treguar vëllai i Getinjos, Mozzik. Ai ka ndarë në Instastory-n e tij një daulle, duke dashur të tregojë se Vivien e kanë pritur me tupana, sipas zakonit.

Ndërkohë Getinjo ka publikuar mesazhet që nëna e tij i ka shkruar duke i thënë se është e lumtur dhe krenare me zgjedhjet e tij.

Reperi ka ndarë disa postime intime me Vivin në Instagram dhe duket se gjërat janë në rrugën e duhur.