Si u detyrua të mbante të fshehtë seksualitetin e saj! Ana e errët e jetës së Whitney Houston: U dashurua me shoqen e ngushtë, por… E vërteta e martesës me Bobby Brown dhe fundi i saj tragjik
Whitney Houston është një nga divat e muzikës botërore, por këngëtarja e famshme kishte një sekret të errët në jetën e saj.
Sipas autorit Gerrick Kennedy, Whitney Houston ishte lesbike dhe këtë e ka mbajtur të fshehtë përgjatë gjithë jetës së saj.
Në librin e ri mbi jetën e këngëtares, ai shkruan se Houston nga presioni për t’u përshtatur me edukimin e rreptë fetar dhe normat e kohës, fshehu seksualitetin e saj nga publiku deri në vdekjen tragjike, 10 vite më parë.
E rritur në Newark, këngëtarja ishte nën kontrollin e nënës së saj, Sisi, një anëtare e devotshme e kishës së Kishës Baptiste.
Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1980, ajo u njoh me Robyn Crawford pasi punonin së bashku si këshilltare në Qendrën Komunitare të East Orange.
“Ishte një lidhje që u krijua pothuajse menjëherë dhe ishin të pandashme atë verë. Ishin gjithë kohës nën shoqërinë e njëra-tjetrës”, shkroi Kennedy.
Ajo ishte shoqja e parë e ngushtë e Houston dhe ishte njeriu më i besuar për të.
Në dhomën e ndenjes në Houston po atë vit, Whitney dhe Robyn u lidhën.
“Buzët e tyre u takuan. Ajo puthje e parë ishte e gjatë, e ëmbël si mjaltë”, shkruan Kennedy.
Ndërsa Robyn foli për marrëdhënien me Whitney në kujtimet e saj të vitit 2019, “A Song For You: My Life With Whitney Houston” pas një dekadë heshtje: “Ishte e lirë, e ndershme dhe e dashur. Të dyja donim të preknim dhe eksploronim njëra-tjetrën. Dhe ramë në krahët e njëra-tjetrës.”
“Ne ishim shoqe, të dashura. Ishim gjithçka për njëra-tjetrën. Ne ishim një”, shkroi Robyn Crawford në librin e saj.
Në shtrat, ata planifikuan këngët që do të këndonte Whitney dhe të ardhmen e tyre.
Ato morën një apartament së bashku dhe Whitney premtoi se do ta merrte Robin kudo që të shkonte, shkruan Kennedy.
Por kur lidhja e tyre u zbulua nga Cissy, ajo pati një krizë dhe u përpoq t’i ndalonte vajza e saj të dilte së bashku në publik me Robin.
Kisha dhe industria e diskografisë ishin aq homofobike, sa Whitney e dinte se marrëdhënia mes tyre duhej të përfundonte kur nënshkroi marrëveshjen me Clive Davis.
“Ti e di se si ndihem për ty dhe gjithmonë do ndihem kështu,” i tha Whitney të dashurës së saj, shkruan autori.
Lidhja e dashurisë me Robyn përfundoi, por Whitney e bëri atë asistente ekzekutive, megjithatë kjo nuk i ndali thashethemet për to.
“Publiku arriti në përfundimin se Whitney ishte një lesbike dhe ajo e Robyn ishin të dashuruara, të dënuar nga shtypja e shoqërisë dhe e familjes fetare të Whitney,” shkruan Kennedy.
Kur Washington Post e pyeti këngëtaren për natyrën e miqësisë së saj me Robyn, ajo tha: “Ajo tani është punonjësja ime, por ne jemi ende shoqe të mira”.
Whitney nisi një romancë me këngëtarin Bobby Brown dhe Partneriteti i tyre kishte kuptim: Këngëtarja do i shpëtonte thashethemeve se ishte lesbike. Ata u martuan në vitin 1992.
Për 15 vjet, Robyn qëndroi pranë saj si asistente dhe mike e Whitney.
Edhe pse ajo nuk ishte dakord me lidhjen e tyre, ishte Robyn që shkoi te Cissy e shqetësuar për varësinë e Whitney nga kokaina në vitet ’80. Cissy u përball me Whitney-n, e cila i tha nënës së saj Robyn thjesht po e tepronte.
Por abuzimi i saj me drogën ishte i shfrenuar dhe doli jashtë kontrollit. Më 11 shkurt 2012, në moshën 48-vjeçare, ylli u gjet e vdekur në një vaskë të mbushur me ujë në hotelin Beverly Hilton.
Ndërkohë Crawford më në fund ka gjetur lumturinë me gruan e saj, Lisa Hintelmann, me të cilën ka adoptuar 2 binjakë.
“E kuptova se duhej të shpëtoja veten,” shkroi Robyn në kujtimet e saj.
Për lidhjen me Whitney-n, ajo tha: “Po, në fund ishte tragjike. Por i detyrohem shoqes sime të ndaj historinë e saj, historinë time. Historia jonë. Dhe shpresoj se duke e bërë këtë, mund të na lirojë.”