Si tentoi piloti grek t’ua hidhte fajin shqiptarëve për vrasjen e gruas së tij
Nëse vrasja makabre të 20-vjeçares britanike Caroline shkaktoi tronditje në Greqi, zbulimi se autori është bashkëshorti i saj shkaktoi një tjetër shokim të opinionit publik. Në 37 ditë hetuesit ngritën pista të ndryshme në bazë të dëshmive të rreme që jepte 32-vjeçari.
Ai u tha hetuesve pak ditë pas vrasjes se 3 autorët e grabitjes flisnin greqisht, por duke u larguar shkëmbyen fjalë në një gjuhë të huaj që ai nuk mund ta kuptonte. Policia e vuri të dëgjonte disa gjuhë dhe ai zgjodhi shqipen dhe gjuhën gjeorgjiane.
Mediat e vendit fqinj folën për një grup grabitësish shqiptarësh në periferi të Athinës. Autoritetet greke i kërkuan informacion ambasadës shqiptare në Athinë në lidhje me 3 emra, por nuk u gjet asnjë detaj që të afronte shqiptarët me vrasjen.
Piloti grek e kishte mbytur bashkëshorten me jastëk pas një sherri në çift pasi ajo i kishte thënë se do të largohej te prindërit e saj bashkë me vajzën. Pas zbulimit të provave ai e pranoi krimin. ©LAPSI.al