Si të jeni shoqe me vjehrrën? Jua mëson Elita Rudi
Elita Rudi dhe Gjiko janë ndër çiftet më të njohur dhe më të dashur të showbizit shqiptar. Ata shpesh janë komentuar për harmoninë e marrëdhënies së tyre, pasi nuk lënë rast pa i shprehur dashurinë njëri-tjetrit. Elita ka një raport shumë të mirë jo vetëm me bashkëshortin, por edhe me vjehrrën e saj. Aq mirë shkojnë ato me njëra-tjetrën sa duken më shumë si shoqe të ngushta.
Në rastin e ditëlindjes së mamasë së Gjikos, Elita ka postuar një kolazh fotosh me një urim shumë të ëmbël. “Jam kaq e bekuar që kam fituar jo vetëm një vjehrrë gjatë martesës, por edhe një shoqe të ngushtë. Uroj që ditëlindje jote të jetë aq spektakolare, sa je ti për mua. Të dua.”– ka shkruar ajo.
Gjithashtu Elita ka publikuar disa foto të vjehrrës së saj, Lirës me të birin, Zërin. “Një gjyshe e mrekullueshme për djalin tim” – ka shtuar ajo.
Moderatorja e njohur është në pritje të fëmijës së saj të dytë, ndaj aktualisht është tërhequr nga bota e televizionit.