Si të ishte babai biologjik, do habiteni me ngjashmërinë e djalit të Jennifer Lopez dhe partnerit të saj
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez bënë zyrtare fejesën e tyre pak kohë më parë. Të dy duket se janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe këtë nuk hezitojnë asnjëherë ta tregojnë.
Alex dhe Jennifer kanë dhe një marrëdhënie shumë të ngushtë me fëmijët e tyre, pasi siç dihet të dy kanë fëmijë nga martesa të mëparshme. Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur ka publikuar një foto të djalit të saj, i cili dukej një ‘kopje’ e Alex.
Me bluze të bardha dhe tuta të kuqe me kuadrata, Max dhe Alex po shijojnë së bashku me mamanë qetësinë e shtëpisë pas 2 festave ‘të çmendura’ të ditëlindjeve, shkruan Ëho. Kujtojmë se i fejuari i saj, i dhuroi Jennifer-it një makinë ‘Porche’ sportive në ngjyrë të kuqe.