Si të gjeni partnerin e duhur, në mënyrë që marrëdhënia të funksionojë
“Unë rri me të sepse ai më jep stabilitet”; “Unë jam me të sepse ajo më sheh si zot”; “Do martohem me të, sepse e pëlqejnë prindërit e mi”; “Do martohem sepse ai ka një seksualitet qetësues”; “Unë jam me të sepse kemi të njëjtat shije”; “Unë jam me të sepse është e bukur dhe kur eci me të, ndihem i admiruar”.
Të gjithë janë shembuj të llogaritjeve, të motivimeve logjike ose psikologjike, të cilat sigurisht në disa raste mund të kenë rëndësinë e tyre në një çift – më mirë një marrëdhënie të rehatshme sesa një të pakëndshme, apo jo. Por nëse këto arsye janë në themel, e bëjnë atë të brishtë.
Që çiftet e sotëm janë të brishtë, ky është një fakt. Çifte që formohen, çifte që largohen nga njëri-tjetri, çifte që provojnë përsëri, çifte që ngecin në derën rrotulluese të marrëdhënieve tërhiq e lësho, e kështu me radhë. Nga studimi më i fundit del se vitet e fundit përqindjet e “paqëndrueshmërisë” së marrëdhënieve janë rritur në nivele që nuk janë parë kurrë më parë. Një shpejtësi shumë e lartë e “zëvendësimit” të partnerit, pavarësisht nëse martoheni apo jo, dhe përveç kësaj, edhe martesat janë ndër më pak të qëndrueshmet, në histori.
Arsyet e këtij fenomeni janë të shumta: liri më e madhe, modele më të hapura të sjelljes, tashmë një prani masive e rrjeteve sociale, që ka rritur në mënyrë dramatike mundësinë e takimeve dhe vështirësinë në administrimin e një numri jo proporcional të stimujve joshës.
Mjaft me pritshmëritë e ngurta
Për të përmirësuar shanset e suksesit, mënyra më e mirë është të kuptoni se shumë prej nevojave dhe dëshirave tuaja janë të nxitura: nga jashtë (për shembull nga arsimi, nga statusi dhe kultura mbizotëruese) dhe nga brenda (sidomos nga neurozat që rrjedhin nga historia dhe traumat personale). Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mund të pastrohet nga një seri e tërë elementësh që me dashurinë, nuk kanë asnjë lidhje. Fryma pozitive e njohjes së partnerit të lidhur korrespondon me një tendencë negative për të rënë gjithmonë në të njëjtat modele dhe në të njëjtat përfundime, megjithëse në realitet duam t’i ndryshojmë ato.
Një herë e një kohë, lidhjet martesore “kombinoheshin” nga familjet e origjinës në bazë të interesave ekonomike dhe sociale – dhe për këtë arsye, nga këndvështrimi emocional, ato tashmë ishin të falimentuara që nga fillimi; edhe sot, sidoqoftë, në mënyrë paradoksale, është e mundur të flitet për bashkime “të kombinuara”: jo më, padyshim, nga ndërhyrje familjare parahistorike, por më tepër nga ndërlidhja e detyrueshme e personaliteteve të atyre që bashkohen.
Vërtetë, ne i ndryshojmë partnerët më shpesh. Por shumë, pa e kuptuar, zgjedhin gjithmonë njerëz me të cilët krijojnë një lidhje psikologjike shumë të ngjashme me ato të mëparshme, gjë që zakonisht çon në të njëjtat situata dhe në të njëjtin rezultat./ revistapsikologji