Si të çelemi si Elvana? Ajo na tregon vetë idetë për verën

Verën e njoftoi e para Elvana me albumin e saj të fundit muzikor “Çelu”, të publikuar pak ditë më parë. Me ngjyrat e ndryshme dhe larmishmërinë e notave muzikore, Elvana solli në pranverë një energji motivimi tek të gjithë dëgjuesit. Sakaq këngëtarja, edhe pas suksesit të këngëve, vazhdon të ndajë momente të ndryshme, në diell, me veshje plot ngjyrë, duke iu kthyer seriozisht ‘Instagramit’, pas një kohe relativisht të gjatë shkëputjeje.

“Nuk është verë akoma? Çelu pra”, ka shkruar Elvana në pozat e fundit, ku ju ka sjellë ca super ide se si dhe të kombinoheni këtë sezon. Ngjyra, funde dhe bluza të shkurtra, këngët e albumit “Çelu” në sfond dhe shijoni temperaturat e ngrohta!/revistawho.com