Si ta kuptoni që po flini me një tradhtar, vetëm nga gjuha e trupit të tij
Ti ke dyshimet e tua që me të diçka s’shkon, por ende asnjë provë. Ai mund të jetë tradhtar, por ka edhe shanse të mos jetë, kështu që duhet menduar mirë. Përderisa nuk ke vërtetuar asgjë, hidhi sytë nga gjuha e tij e trupit. Do kuptosh më shumë nga ç’prisje.
1. Ai merret me veten shumë herë më tepër se më parë.
Nëse e keni vënë re se kalon kohë duke rregulluar flokët, mjekrën apo kujdeset të duket gjithë kohën bukur, kujdes! Kjo është një shenjë treguese që thotë se miku juaj po ju tradhton.
2. Nuk të përkëdhel më pas seksit
Nëse pasi keni bërë dashuri ai nuk e merr mundimin të të përkëdhelë, mund të jetë një tregues se ka dikë tjetër pas të cilit është i dhënë emocionalisht. Ai ndjen për të dhe po e ruan atë lloj intimitet për të. Flisni hapur dhe tregojani dyshimet tuaja.
3. Ai i fsheh gjithmonë pëllëmbët e duarve
Kur njerëzit tregojnë pëllëmbën e dorës do të thotë se janë të vërtetë me ty. Nëse ai i fut gjithnjë ato në xhep apo poshtë tavolinës (instiktivisht), tregohuni vigjilente. Po ju fsheh diçka!
4. Mbulon gojën sa herë që diskutohet tradhtia
Si reagoi kur ti e pyete nëse të tradhtoi apo jo? Çfarë lëvizje bëri? Nëse mbylli gojën me dorë do të thotë se po ju fsheh diçka. Ose është tradhtari!
5. Nuk e lë kurrë telefonin vend e pa vend
Kudo ka password dhe s’bëhet fjalë që ti ta kesh celularin e tij në dorë pa qenë ai prezent. Pse duhet ta bëjë këtë nëse nuk fsheh asgjë? Thirrini mendjes!
Burimi: Cosmopolitan
Anabelmagazine