Si ta kuptoni që edhe ai lë kokën pas jush?

Pyetja më e shpeshtë që vajzat kanë në kokë kur pëlqejnë një djalë është vetëm një: “Po ai më pëlqen?”. Dhe kështu kalojnë orë të gjata në biseda me shoqet e ngushta për te kuptuar dicka më shumë. Megjithatë ne ju japim një dorë dhe ju sjellim më poshtë disa nga xhestet që do ju bëjnë ta dalloni nëse dhe ai ju simpatizon ose jo, sipas “Cosmopolitan”:

1. Nuk ndalon dot së pari gojën tënde

Sa më shumë i tërhequr të jetë ndaj jush, aq më shumë kohë do kalojë duke parë buzët tuaja ndërsa flisni. Është një gjest shumë seksi, sepse ju bën të mendoni: Mos vallë po imagjinon si do të ishte të më puthte? Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë po mendon.

2. Ai të ka dhënë tre shikime në seri brenda një kohe shumë të shkurtër

Shikimi i parë është ‘shikimi i të panjohurit’ , ai po të shikon, sepse ti je një qenie njerëzore që po qëndron në rrezen e tij të shikimit. Ai të shikon sërish, sepse vuri re që je një femër. Tani tregohuni të kujdesshëm, nëse të pëlqen, do të shohë sërish.

3. Këmbët i vendos drejt teje

Nëse dikush na duket tërheqës, çdo gjymtyrë e jona, duar apo këmbë, drejtohet nga ata. Kur të shihni një grup burrash dhe një femër joshëse në të ardhmen, studioni me kujdes drejtimin e gjymtyrëve të tyre.

4. Sytë e tij lëvizin në mënyrë trekëndore

Kur shohim njerëz me të cilët nuk jemi të afërt, sytë bëjnë lëvizje zig-zage: shohim nga një sy në tjetrin, pastaj lëvizim poshtë për të parë hundën dhe gojën. Sapo fillojmë të flirtojmë, trekëndëshi zmadhohet. Kalojmë më shumë kohë duke parë buzët, gjoksin apo edhe pak më poshtë. Fundja shikimin nuk e komandon dot.

5. Prek fytyrën shpesh, aq më tepër kur ju sheh juve

Nëse është vërtet i dhënë pas jush, do prekë faqet, veshët dhe mjekrën. Është një kombimin emocionesh nervoze, përpjekjesh për t’u dukur mirë dhe prekjesh erotike./revistawho.com