
Si shumë të famshëm të tjerë, edhe Beyonce tregon hapur për kë e hodhi votën
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u zhvilluar e zjarrtë fushata elektorale për zgjedhjen e Presidentit të radhës. Edhe Beyonce i është bashkuar publikisht kësaj fushate duke dërguar një mesazh të qartë për ndjekësit e saj. Në videon e shkurtër të publikuar disa orë më parë, ylli i muzikës u shpreh se do të votojë për kandidatët demokratë Biden dhe Harris.
Ajo që ra në sy ishte dhe fakti që Beyonce e mori vëmendjen në mënyrën më të bukur të mundshme. E veshur me Balmain nga koka tek këmbët, këngëtarja i bëri të gjithë t’i kushtonin vëmendje mesazhit të saj./revistawho.com