Si shtëpi kukullash! Brenda dhomës së vajzës së Katy Perry-t dhe Orlando Bloom

Katy Perry dhe Orlando Bloom do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze. Ndërkohë që shumë pak ditë i ndajnë nga lindja, Perry dhe Bloom i kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe sigurisht që edhe dhoma e bebushes është gati. Katy është aq e emocionuar për ardhjen e të voglës, saqë nuk ka rezistuar pa i ndarë me të gjithë pamjet nga dhoma e saj.

Siç mund ta mendoni dhoma është e gjitha rozë! Ka disa detaje që të shkrijnë zemrën që në hyrje, siç janë rrobat super të vogla të varura në mur.

Në video shfaqet krevati i bardhë, lodrat, madje edhe një trupore me fytyrën e Orlando Bloom të stampuar kudo.

Për sa i përket emrit të vogëlushes, duket se çifti nuk e ka ende të qartë, por gjatë një interviste me ET Canada, këngëtarja tha se Harley i pëlqente si opsion.

Gjatë intervistës ajo konfirmoi gjithashtu se planifikon të ketë më shumë fëmijë, duke thënë, “Nuk do të kem vetëm një fëmijë, mendoj… Dua të them, shpresoj. Shpresoj! Le të shohim se çfarë ka rezervuar universi për mua!”