Si shkon Albërie Hadërgjonaj me ish-burrin, e zbulon e bija

Lajmet e rreme për ndarjen nga jeta të personazheve të ekranit janë bërë të shpeshta edhe në vendin tonë, fatkeqësisht. Një i tillë doli para pak javësh për këngëtaren Albërie Hadërgjonaj. E ftuar në “Një kat më lart’, e bija, Agnesa, i tregoi Ermalit si u ndesh me këtë lajm.
“Nuk e pashë në moment lajmin. E pashë më vonë, një ditë, dy ditë më vonë. Është bërë monotone, është një skup mediatik që nuk përbën më asnjë interes’’. Duke qendruar tek familja, Ermali e pyet edhe për divorcin e prindërve të saj, teksa Agnesa rrëfen për herë të parë:
‘Ne kemi qenë të vogla, por e kuptonim. Marrëdhëniet me babin, edhe mami, edhe ne, i kemi shumë të mira. E takoj gati përditë. Ishte një gjë e shëndetshme për të gjithë”, tha Agnesa e cila jeton në Tiranë, ndryshe nga Albëria dhe motra më e vogël, Anxhelina.