Si rrallëherë, Sabri Fejzullahu publikon foto me djalin e madh nga martesa e parë!

Ndoshta pak e dinë se këngëtari Sabri Fejzullahu, përveç Ermalit ka edhe dy fëmijë nga martesa e parë, një djalë dhe një vajzë, Armendi dhe Adelina.

Së fundmi, Sabriu ka publikuar një fotografi me djalin e madh ku shkruan:

“Djali i jem i madhi Armend – Votra”.

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikë.

(kle.mu./dosja.al)