Si rrallëherë, Ingrit Gjoni poston foto me bashkëshortin e saj
Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, ka publikuar së fundmi disa fotografi që kanë marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve
Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, ka publikuar së fundmi disa fotografi që kanë marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të bukur të jetës së saj.
Mbesa e saj, Anna Lika, do të bëhet nënë për herë të parë. Aktorja e njohur së bashku me partnerin e saj, Bjordi Mezini, organizuan një festë për të zbuluar gjininë e bebit.
Kjo festë ka bërë bashkë shumë emra të njohur nga kinematografia, muzika dhe shumë personazhe të tjerë të njohur. E sigurisht nuk mund të mungonin tezet e Annës, Inis dhe Ingrit Gjoni.
Kjo e fundit ka postuar në “Instagram” disa imazhe nga kjo festë e bukur, ku nuk mungoi bashkëshorti i saj.
“Momenti më i bukur i jetës sonë! Është vajzë”, ka shkruar Gjoni krahas këtyre fotove që kanë marrë shumë pëlqime dhe urime.
Ingriti ka që në vitin 2017 që nuk ka postuar një fotografi me bashkëshortin e saj. Madje që në atë kohë nuk ishin parë as bashkë, duke bërë që të aludonin se ata mund t’i kishin dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.
Por këto thashetheme i hodhi poshtë vetë këngëtarja me postimet e fundit në rrjetet sociale, ku duken më të lumtur se kurrë. Genti ka qenë në festën e Annës dhe e ka shijuar atmosferën, duke kërcyer edhe me kunatën e tij, Inisin.
Gazeta Shqip