“Si reagon kur bashkëshorti harron datën e përvjetorit?”/ Orgesa Zaimi flet për jetën private dhe zbulon planet për një fëmijë të tretë

Orgesa Zaimi ka ndarë me të gjithë fansat e saj dje disa detaje nga jeta private. Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve, e Borës, e cila është 9 vjeç dhe e Kronit, i cili është 6 vjeç.

Teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, artistja u pyet se si reagon kur bashkëshorti i saj harron datën e përvjetorit të martesës. Orgesa vendosi të përgjigjej shumë sinqerisht, pasi tha:

“Ai e harron gjithmonë. Nuk është nga këta tipat romantikë, me lule, nën dritën e hënës etj. dhe prandaj më pëlqen. Për këtë gjë. Edhe ditëlindjen e vet Mentori e harron, nuk e di kur e ka. Nga këta njerëzit është.

Nuk besoj se kjo e bën një njeri më të dashuruar, ose më të dhënë dhe më të respektueshëm në një marrëdhënie që ne kemi vite që e kemi krijuar tashmë. Por avash-avash do e mësoj duke ia shënuar diku. Ne i kemi në data 25 dhe ai është bërë me hije tani, thotë ‘ça kemi ndonjë përvjetor?’. Se Bora ka lind në 25, ne të dy jemi lidhur në 25, martesën e kemi në 25, unë kam lindur në 25, kështu që…”.

Ndërkohë, e pyetur se si do të reagonte nëse do të shtonte pesë kilogramë Zaimi tha: “Vetëm frika se mos kam ngel shtatzënë. Sepse gjithmonë jam 52-53 kile dhe pesha më ka lëvizur vetëm kur isha shtatzënë. Kështu që e vetmja habi në këto pesë kilogramë të fituara është ‘mos jam shtatzënë’ dhe op, vret burrin (teksa shtoi me të qeshur se bën shaka)”.

Kur fëmijët e pyesin për një motër ose një vëlla, këngëtarja tha: “I them: ‘Bora, do një motër ose vëlla apo një mace?’, ka zgjedh macen. Jam një mama shumë e realizuar deri më tani, jam shumë e lumtur me familjen që kam. Nëse vjen diçka surprizë e pranoj, por kështu me plane… Mentor përshëndetje, jam gruaja jote. Kam dalë në televizor. Kemi dy fëmijë shumë të mirë. Jemi mirë kaq sa jemi, të lutem”.