Si reagoi Elvana kur dëgjoi emrin e saj në këngën e Stresit? Përgjigjet vetë reperi

Në këngën e re në bashkëpunim me Finem, Stresi është kujdesur të përmendë emrin e një prej këngëtareve më të njohura shqiptare. “F*ck fake rappers, love Elvana Gjata”, është ky një ndër vargjet e “Gazi n’fund”.

Arsyen pse ka shkuar drejt kësaj zgjedhjeje, Stresi e ka treguar me anë të një postimi në Instagram. “Më mirë dëgjoj Elvanës, se sa disa ‘fake’”, ka shkruar reperi. Po Elvana, çfarë mendimi ka lidhur me këtë? Në një intervistë në “Edicioni veror” në ABC News, reperi ka thënë se Elvana e ka pëlqyer këngën. Ai gjithashtu ka kujtuar kohën kur punonin sëbashku në studion e ThreeDots disa vite më parë.

“Patjetër që e ka dëgjuar Elvana këngën, i kam shkruar. Me Elvanën kam punuar në një studio, Three Dots, edhe kemi marrëdhënie shumë të mirë bashkë. Unë e dua si motrën time, në sensin që e kam respektuar si motrën time, dhe do të vazhdoj ta respektoj, plus që ia pëlqej muzikën, kam qenë aty kur ajo krijonte muzikën dhe nuk ka asnjë keqkuptim. I kam dërguar mesazhe, kemi folur, është OK”, ka sqaruar Stresi.