Si qëndron e vërteta rreth shpërnguljes së Rita Orës nga Mbretëria e Bashkuar?

Disa ditë më pare u përfol që Rita Ora është zhvendosur përgjithmonë në Los Angeles me të dashurin e saj Taika Waititi.

Por si qëndron e vërteta rreth kësaj?

Burime të afërta raportuan se Rita nuk është zhvendosur përgjithmonë në Los Angeles për të filluar një jetë të re me të dashurin Taika Waititi.

Ata thanë se Rita është përkohësisht në Shtetet e Bashkuara për të regjistruar një album të ri.

Ajo nuk është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar që nga festa e ditëlindjes së saj në nëntor, pretendohej se Londra mban kujtime të këqija për yllin që nga festa e ditëlindjes së saj të mbyllur në kryeqytet dhe se Rita po fillonte nga e para në LA. /Prive.al