Si qendron e vërteta e largimit të Arjan Çanit nga “Tv Klan”?    

Ditën e sotme, në mediat online po qarkullon lajmi për ndryshimet në sezonin e ri televiziv të emisionit “Zonë e lirë” nga Arjan Çani.

Si fillim, ka qenë portali juda.al i cili ka konfirmuar se ai nuk do të jetë më në ekranin e TV Klan, aty ku jemi mësuar ta shohim prej vitesh. Sipas burimeve pranë tyre, Arjan Çani do të jetë pjesë e ABC News dhe po përgatiten për studiot e reja. I gjithë stafi i emisionit do të bëjë këtë transferim, pasi pritet që ABC News të kthehet në një kanal me programe të larmishme.

Gjithsesi, lajmi i largimit nga TV Klan është hedhur poshtë pak më parë. CNA.al ka komunikuar me drejtuesit e ABC News, të cilët janë shprehur se Çani nuk ka pasur asnjë takim pranë televizionit dhe nuk ka firmosur asnjë kontratë. E vërteta sipas burimeve të tyre, është që ata po përgatisin studiot e reja të cilat do të vazhdojnë të jenë në TV Klan.

Një konfirmim të fundit mbetet ta presim nga drejtuesit e televizionit apo nga Arian Çani. /News31.al