Si po shkon jeta me Alban Skënderaj, Miriami bën postimin ngacmues

Miriam-2

Çifti i famshëm prej artistësh, ka shumë mundësi të sjellin sërish diçka të përbashkët. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, pas dy projekteve të suksesshme që i sollën në duet po paralajmërojnë edhe një tjetër. Dyshja ngritën dyshime pasi Cani publikoi një fotografi me partnerin e saj në Instagram, ku shkruan se projekte të reja do vijnë së shpejti. Kënga e tyre e fundit bashkë, u lançua në nëntor të vitit të kaluar për ditëlindjen e vajzës së tyre Ameli dhe kënga quhet “Dhurata”, shkruan Prive.

Kjo këngë i dedikohet vajzës së tyre, ndërsa në vargjet e saj e gjetën veten shumë prindër.