Si po ja del Alex me lajmin e ribashkimit të JLo me Ben Affleck? I shokuar dhe i zhgënjyer

Jennifer Lopez nuk priti shumë që të nisë një marrëdhënie të re dhe ja ku u zbulua se tashmë është në krahët e ish-it të saj Ben Affleck.

Ndërkohë që bota akoma se ka marrë veten nga lajmi, burime për ‘E!News’ zbulojnë se Alex Rodriguez është shumë i zhgënjyer dhe lajmi i ribashkimit të JLo dhe Ben ishte totalisht i papritur. Me të vetën sportisti priste të pajtohej me ish-të fejuarën e tij madje i kishte kërkuar të takohen, por ajo e ka refuzuar dhe i ka folur ftohtë.

JLo nuk ka mbushur një muaj që është ndarë nga Alex dhe sipas raportimeve të mediave, ka qenë për disa ditë pushimi me Ben së fundmi, duke vërtetuar kështu ribashkimin./revistawho.com