Si po ja bëjnë “çunat e Tironës” dhe jo vetëm, për t’u qethur?!

Me ardhjen e virusit dëpsëz, Covid-19 në Tiranë, shumë biznese u mbyllën si shkak e masave parandaluese për përhapjen e virusit i cili ka marrë me mijëra jetë në shumë vende të botës.

Kujdesi ndaj vetes tek meshkuj kohët e fundit në Shqipëri është bërë po aq i rendësishëm siç është për gjininë e kundërt.

Nëse dikur meshkujt në vend qetheshin 1 herë në muaj, tashmë qethen 1 herë në javë, pastrojnë vetullat, rregullojnë mjekrrën e çdo qime tjetër në fytyrë, me shumë kujdes.

Por, ndryshe nga gjinia tjetër që vetullat i rregullojnë në shtëpi, mjekërr nuk kanë (hahaha) dhe rritja e tyre e flokëve për disa javë nuk përbën ndonjë ndryshim të madh në pamje, për meshkujt është kthyer një dramë e vërtetë.

Edhe pse jemi në izolim, shumë prej tyre dalin rrugëve për nevoja të ndryshme ose për të shkuar në punë, por edhe nëse qëndrojnë në shtëpi kanë nevojë të ndihen mirë ndaj, në një vëzhgim modest i gazetarit të Blitz.al, Ronaldo Sharka që ka bërë vërdallë online, ka vënë re se disa e kanë gjetur zgjidhjen!

Disa po qethen zero, disa të tjerë i kanë shkuar berberit edhe në shtëpi e disa të tjerë futen fshehurazi, nëse e kanë mik të fortë berberin në sallonin me qepenat mbyllur, mbarojnë punë shpejt e shpejt dhe dalin mirë e bukur.

Nejse! Kujdesuni për shëndetin fillimisht, mbi të gjitha! Për flokët në kushte shtëpie, shihni video tutorial se si të rregulloni mjekrrën, çfarë modelesh të bëni kur jeni pa qethur që të dukeni “cool” dhe pastroni vetullat vetë, ose ndonjë nga gratë e shtëpisë t’ju vijë në ndihmë nëse nuk dini, ose sërish video tutorial. Në internet gjen gjithçka.