Si po e kalon Rihanna ndarjen nga Hasaan Jameel?
Pak ditë më parë u mësua se ylli i muzikës pop, Rihanna i kishte dhënë fund lidhjes 3-vjeçare me miliarderin arab, Hassan Jameel. Ky lajm i befasoi të gjithë, pasi më parë ajo është shprehur se ndihej shumë e dashuruar.
Megjithatë pas këtij momenti, Rihanna është parë në prapaskenat e një koncerti të zhvilluar në New York City. 31-vjeçarja është parë duke qeshur dhe u argëtuar, disa orë pasi lajmet për ndarjen e saj nga Jameel kishin bërë xhiron e rrjetit në mbarë botën.
Mesa duket Rihanna nuk e ka pasur të vështirë këtë ndarje, ndonëse detaje të tjera mund t’i zbulojë vetë artistja në javët në vazhdim.
revistawho.com