Si pihet kafja me motrën kur jeton në një vilë gjigante?
Emina Cunmulaj është distancuar ca nga jeta sociale kohët e fundit dhe këtë e kanë vënë re të gjithë ndjekësit e saj, por herë pas here na tregon detaje si më parë për veten e përditshmërinë. Sot zbuloi se i ka shkuar për vizitë motra e saj. Po si e kalojnë paraditen dy motrat? Sigurisht duke bërë muhabet e me kafen turke para vetes.
Ama ajo që tërheq vëmendjen është ambjenti i jashtëm i shtëpisë së Eminës, një vilë gjigante dhe një tavolinë e madhe. E bukura është që motrat janë ulur jashtë dhe po e pijnë kafen në goxha distancë.