Si një vajzë e re! Dhurata Dora na prezantoi me nënën e saj dhe të gjithë mbetëm pa fjalë
Dhurata Dora ka ndarë së fundmi në rrjete sociale një foto me të ëmën, Teutën, duke shokuar të gjithë fansat.
Nëse artistja shqiptare nuk do e kishte treguar se cili ishte personi pranë saj, mbase askush nuk do e kishte kuptuar.
Ato duken si dy shoqe të ngushta e jo si nënë e bijë. Nisur nga kjo, fotoja e këngëtares është shpërndarë me shpejtësi në rrjet dhe ka marrë qindra komente.
Me këtë foto, Dhurata na tregoi se bukurinë e ka trashëguar nga e ëma, e cila duket në super formë.
Dora po shijon suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, të titulluar “Harrom”.
Edhe pse u publikua vetëm dy javë më parë, deri më tani, ajo numëron mbi 6 milionë shikime në “YouTube”.