Si një princeshë dëbore, këtë fustan të Meghan Markle duhet ta keni të gjitha në gardërobë

Edhe pse tanimë nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, më saktë në të njëjtin pallat mbretëror, duket se “lufta” e stilit mes Kate Middleton dhe Meghan Markle vazhdon të jetë ende e hapur. Pak ditë pasi dukesha e Cambridge magjepsi publikun amerikan me pamjen e saj, lexoni (Më elegante se kurrë, Kate Middleton tërheq vëmendjen e amerikanëve dhe na konfirmon se është ajo mbretëresha e vetme e stilit) është radha e Meghan të ketë vëmendjen e të gjithëve mbi vete.

Ish-aktorja e “Suits” mori pjesë mbrëmjen e djeshme në “Robert F. Kennedy Human Rights Ripple Of Hope Gala 2022’’, prej nga ku u vlerësua me çmim për punën e zhvilluar në “Archwell Foundation”, organizatën e saj jo-fitimprurëse kundër racizmit, seksizmit dhe diskriminimeve të çdolloj natyre.

E veshur me një fustan të bardhë. Markle dukej si një princeshë dëbore në ceremoninë e mbajtur në New York. Ai mbante vulën e drejtorit krijues të shtëpisë së modës “Louis Vuitton”, Nicolas Ghesquière, i cili njihet për dizajnët e tij të stilit minimalist. Meghan kishte zgjedhur të plotësonte pamjen e saj me një palë stiletto të zeza, një çantë clutch nga Givenchy dhe bizhuteri të çmuara, nga vëthët e mëdhenj me diamante tek unaza prej ari të bardhë dhe guri akuamarin.

Kjo e fundit ka një vlerë shumë të veçantë për të pasi e ka trashëguar nga koleksioni personal i princeshës Diana.

 

Detaji që nuk mund të kalojë pa u vënë re është se edhe një herë Markle është fokusuar tek e bardha, ngjyra që sipas ekspertëve të modës nuk duhet të mungojë në gardërobën e një gruaje, ndaj frymëzohuni prej saj dhe “sajoni” një fustan të tillë për festa.