Si një album për çdo ditë të rritjes! Marina Vjollca fikson momentet më të bukura të shtatzënisë

Marina Vjollca ka marrë atë nurin e bukur, që thonë se zbukuron shpesh gratë shtatzëna, edhe pse kjo zakonisht u thuhej grave kur dëshira ishte e madhe për të sjellë në jetë bebe djem.

Kjo nuk vlen për Marinën në fakt, e cila është në pritje të një vajze, e që duket më rrëzëllitëse se kurrë. Ndoshta pak gisht këtu ka fakti, që ajo ndihet shumë e lumtur këto kohë.

Prezantuesja e njohur, po e shijon në maksimum pritjen e ëmbël, aq sa duket se po dokumenton rritjen e bebit ditë pas dite. Ose të paktën kështu na duket ne, nga fotot që ajo poston. Deri tani çdo gjë po shkon më së miri për Marinën, e cila vijon të drejtojë Klanifornia në Tv Klan./revistawho.com