Si ndihen prindërit kur fëmija i tyre hedh vetë hapat e para? Ua tregon Ledri dhe Sara
Poem Blu është kthyer në një ndër bebushët më të komentuar të shoëbizzit. Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë ndarë shpeshherë momente me vogëlushen e tyre.
Poem, e cila në dhjetor mbushi 1 vjeç, tashmë ka nisur të hedhë hapat e parë. Ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina e cila ka ndarë një video ku shihet Poem teksa hedh disa hapa.
Ledri ka komentuar me një emoji, ku tregon se ndihet shumë i emocionuar. Reperi ka treguar që është një baba i përkushtuar.
Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë. Ndonëse historia e tyre nisi në një mënyrë interesante ata sot janë prindër të një vajze.
Çifti i njohur shqiptar merr përherë vëmendje me postimet e tyre në rrjetet sociale ku Ledri numëron 1 milionë ndjekës e Sarah mijëra ndjekes.
Ata jo rrallë herë shkrepin foto familjare të cilat më pas i ndajnë me fanat e tyre në instagram, madje shpesh edhe foto nga arkiva.
Mbase nuk iu ka rënë në sy kjo foto në profilin e Sarës, po ky zotëri në prehrin e të cilit qëndron ulur blogerja është babai i saj e njëherish vjehrri i Ledri Vulës.
Theksojmë se Sara ka një raport të shkëlqyer me familjen e partnerit që shpesh e kanë dëshmuar edhe dedikimet nga Xheraldina dhe anasjelltas.