“Si mund ta lësh këtë engjëll të rritet pa baba për tekat e tua”, komentuesit kryqëzojnë Majkun

Në fundjavë djali i këngëtarit Majk nga lidhja me Majlinda Zekën festoi 1-vjetorin. Nëna e tij organizoi një festë për ditëlindjen e parë të Roan, por ra në sy mungesa e reperit. Nuk kanë munguar komentet kundër artistit, të cilët e kryqëzojnë për këtë indiferencë. “Si po ndihesh tani që djali yt mbush 1 vjeç dhe ti nuk je asgjëkund? A ke zemër e gjak apo vetëm ujë nëpër vena? Si mund ta lësh këtë engjëll të rritet pa baba për tekat e tua. @majkaveli dhe nuk po din të rritesh asnjëherë. Ka ardhur momenti t’i bashkohesh familjes tende dhe rindërtoji ato momente që ke humbur, sepse me shpirt e di që të mungojnë dhe @majlindazeka1 dhe @roanbabby. Krijo familjen para se të jetë tepër vonë”, shkruan një prej komentuesve pas urimit që Majlinda i bën të birit.