“Si mendon për një duet?”, Eranda Libohova i propozon këngëtarit të ri

Eranda-Libohova-1

Këngëtarja e njohur Eranda Libohova ka ndarë me miqtë në Instagram, një foto me artistin e talentuar, Ardit Çuni. “Si mendon për një duet?” është propozimi që Eranda i bën Çunit. Nga ana e tij edhe këngëtari ka bërë postim në Instagram, ku tregon se kënga do të publikohet në fund të janarit, dhe mezi po pret ta publikojë. Le të shohim se si do të duken bashkë kjo dyshe interesante e muzikës.