Si menaxhohet jeta e katër fëmijëve të Kim Kardashian?

Ikona e televizionit dhe biznesmenia e suksesshme Kim Kardashian, shpenzon mbi 1 milion dollarë në vit për një ekip prej 10 dadosh që kujdesen për katër fëmijët e saj: North (11), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6), të cilët i ka me ish-bashkëshortin Kanye West.

Sipas burimeve për ‘The U.S. Sun’, çdo fëmijë ka të paktën një dado të dedikuar, e ndonjëherë edhe më shumë duke ndjekur një sistem të organizuar dhe shumë të rreptë që garanton kujdes të pandërprerë, 24/7.

Dadot punojnë me turne 12-orëshe, duke nisur që në orën 6 të mëngjesit, me një pagë vjetore që arrin në 100 mijë dollarë.

Ato kanë vetëm një ditë pushim në javë dhe janë të detyruara të udhëtojnë me fëmijët në çdo aktivitet apo lëvizje, madje edhe në vizitat te babai i tyre, Kanye West.

“Kur North shkon te Kanye, Kim zakonisht dërgon tre dado të besuara. Nëse shkojnë më shumë fëmijë njëkohësisht, situata bëhet më komplekse – prandaj ka krijuar një ekip me rreth 10 dado,” shpjegon burimi.

Mirëqenia e fëmijëve të Kardashian shkon përtej dadove. Ata kanë gjithashtu mësues privatë, instruktorë arti, kërcimi e muzike, stilistë personalë dhe organizatorë aktivitetesh kreative. Të gjithë këta profesionistë punojnë në një seksion të dedikuar të rezidencës së Kim-it në Kaliforni, i cili është transformuar në një qendër edukimi dhe argëtimi për të vegjlit.

Dadoja e North-it, për shembull, është njëkohësisht edhe mësuese personale dhe asistente, ndërsa të gjitha dadot kujdesen për gjithçka, që nga ushqimi dhe rrobat e pastra, deri tek organizimi i axhendës së fëmijëve, shoferët dhe siguria.

Stafi i përkushtuar shpërblehet jo vetëm me pagë të lartë, por edhe me bonuse për besnikëri dhe performancë, veçanërisht nëse qëndrojnë për më shumë se 18 muaj dhe krijojnë lidhje të mirë me fëmijët.

Në stilin tipik Kardashian, kujdesi ndaj fëmijëve nuk është thjesht një domosdoshmëri, por një investim i mirëfilltë në luks dhe efikasitet.

konica.al