Si? Kënga e Beatrixës nuk qenka fare për Donaldin? Këngëtarja nxjerr në shesh “provat” (foto)
Pasditen e djeshme, Beatrix Ramosaj publikoi projektin e ri muzikor, “Ma shumë se ti”. Kënga u spekulua se ishte një dedikim për Donaldin, nga fakti se teksti fliste për një histori dashurie të përfunduar.
Ndonëse poshtë materialit muzikor në kanalin e Youtube shkruhet se teksti është realizuar nga Vip Poppa, kjo nuk i ka bindur ndjekësit se nuk lidhet me Donaldin.
Megjithatë Beatrix e ka ndarë edhe njëherë postimin e Vig Poppas ku shkruhet: “Këtë këngë kam dashur ta bëj vetë, por më vjen mirë që u realizua prej Beatrix”.
Në fakt, kënga duket ashiqare që është dedikim për Donaldin. Ja një pjesë e tekstit: S’kam menduar që ti je kaq idjot, Lotët e mia ti s’i meriton, Më duket se kupton, Kjo nuk shkon me zor”
“Pa ty më mirë jam s’kam nevojë për askënd, Që nuk më vlerëson, Që vetëm më tradhton, Se zemra gabon, por dikur e gjej dikë, Që ndoshta më do më shumë se ti, ndoshta më respekton më shumë se ti”.
Beatrix ka falenderuar tekstshkruesin duke treguar kështu me lexet se kënga nuk është një dedikim, pavarësisht asaj që besojnë fansat.