Si ju duket Bella Hadid me flokët platin?

Bella Hadid ndryshoi ‘look’ totalisht në shfaqjen e ‘Dior’ 2021.

Bukuroshja ndau jo më larg se dje në llogarinë e saj një foto e shfaqur me flokët në platin, të shkurtër dhe e grimuar plot ngjyra tek sytë.

Kaq u desh që ndjekësit e modeles të linin një sërë komentesh duke treguar se u fiksuan menjëherë pas kësaj pamjeje.

Bella la kështu pas pamjen me flokët e errët dhe solli në vetëm pak minuta trendin më të fundit të muajit më të ftohtë të vitit, dhjetorit.

Të gjithë nxitojnë ta errësojnë ngjyrën e flokëve, po ju do guxonit sa Bella Hadid?!/revistawho.com